Pashka në Lezhë/ Mesha e Ringjalljes mbush Katedralen e ‘Shën Nikollit’
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2026, 09:12
Në Lezhë, qindra besimtarë katolikë kremtuan Pashkët në një atmosferë të ngrohtë dhe shpirtërore.
Mbrëmë, ata u mblodhën në Katedralen “Shën Nikollit” me qirinj të ndezur në duar, simbol i dritës dhe shpresës.
Mesha e Ringjalljes u drejtua nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Imzot Otavio Vitale, i cili foli për rëndësinë e natës së shenjtë, duke e përshkruar si momentin kur besimi dhe gëzimi triumfojnë mbi sfidat dhe mëkatin.
Pas meshës, besimtarët dolën nga katedralja duke mbajtur me vete dritën e shpresës dhe urimin e lashtë të Pashkëve: “Krishti u ringjall”.
Kjo festë rikujton të gjithëve rëndësinë e shpresës, paqes dhe besimit në jetën e përditshme.

