10-vjeçarja që ktheu pasionin në biznes! Nga krijimi i qirinjve te libri i parë, vogëlushja frymëzim për të gjithë

Kronika në vijim do të na njohë me historinë e një 10 vjeçare  e cila e  ka kthyer pasionin e saj për qirinjtë dekorativë në një biznes të vogël, duke shitur krijimet e saj në Instagram. Përveçse menaxhon punën e saj artizanale, Ajla është një nxënëse ekselente dhe po kursen të ardhurat për të botuar librin e saj të parë. Mesazhi i saj për bashkëmoshatarët është i qartë që rrjetet sociale ti përdorin për të zgjeruar njohuritë e tyre .

Kjo është Ajla Hoxha, vetëm 10 vjeçe, e cila pasionin për krijimin e qirinjve dekorativë e ka kthyer në një biznes të vogël.

10-vjeçarja tregon se gjithçka nisi në “Akademinë pas Shkolle”, ku brenda një dite të vetme mësoi artin e krijimit të qirinjve dekorativë.

Krijimi i saj i parë, një këpucë e vogël fëmije, ishte shkëndija që ndezi një pasion të madh. Më pas nisi të eksperimentojë duke krijuar buqeta dhe forma të ndryshme qirinjsh.

Ajla menaxhon faqen e saj në Instagram, ku shet krijimet qirinj artistikë, buqeta me saten, byzylykë, çanta dhe vazo prej argjile.

Ajo është një nxënëse ekselente me të gjitha notat dhjeta, duke arritur të balancojë me sukses shkollën dhe pasionin e saj.

Thotë se arrin që t’i balancojë pasionin me shkollën.

Pasi mbaron detyrat, i përkushtohet pasionit të saj. Të ardhurat që fiton nuk i shpenzon, por i kursen me një qëllim të qartë botimin e librit të saj të parë.

Në një botë ku fëmijët e moshës së saj shpesh janë të zhytur në lojëra dhe teknologji, Ajla u bën thirrje moshatarëve që rrjetet sociale mund ti përdoren për të mësuar gjëra të vlefshme dhe i këshillon që të ndjekin ëndrrat e tyre.