Berati dhe Kuçova kremtojnë Pashkët! Mesha e Shenjtë e Pashkëve mbush Kishën “San Luca”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2026, 08:28
Besimtarët katolikë të qarkut të Beratit kanë kremtuar mesnatën e djeshme festën e Pashkëve.
Rreth 300 familje nga qytetet e Beratit dhe Kuçovës u mblodhën në Kishën “San Luca” në Kuçovë për të ndjekur Meshën e Shenjtë, ceremoninë më të rëndësishme që simbolizon ringjalljen e Krishtit.
Mesha u drejtua nga prifti Giuseppe Tossi, i cili udhëhoqi lutjet dhe liturgjinë e Pashkëve, duke përcjellë mesazhe shprese, paqeje dhe besimi.
Në mesnatë, besimtarët pritën me emocion lajmin “Krishti u ringjall” dhe u lutën për një botë më të mirë.
Në përfundim të meshës, të pranishmit shkëmbyen urime me njëri-tjetrin, duke përcjellë mesazhe dashurie, solidariteti dhe harmonisë në familjet e tyre.

