VIDEO/ E Premtja e Madhe në Tiranë, Dodaj: Pavarësisht fesë apo kombit, jemi me ata që janë pre e bombardimeve

Në vigjilje të Pashkës Katolike, besimtarët katolikë në Tiranë u bashkuan në një nga ritet më domethënëse të besimit, “Udhën e Kryqit”.

Sheshi “Nënë Tereza” u mbush me qindra besimtarë, të cilët ndoqën me përkushtim 14 ndalesat simbolike që pasqyrojnë vuajtjet dhe sakrificën e Jezu Krishti drejt kryqëzimit.

Rituali u udhëheq nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj. 

Në lutjen e tij në këtë ditë të shenjtë, të njohur si E Premtja e Madhe, Imzot Dodaj theksoi rëndësinë e reflektimit të brendshëm, solidaritetit dhe afrimit me njëri-tjetrin.

Imzot Arjan Dodaj, në fjalën e tij tha se kjo ditë na thërret që të ndjekim udhën e Krishtit.

“Jemi mbledhur në këtë ditë, për të përkujtuar se Zoti na shoqëron në gjitha situatat e jetës sonë. Aty ku kemi qarë ne, Jezusi ka ardhur. Aty ku jemi rrëzuar ne, Jezusi na ka inkurajuar. Sot jemi me të gjithë, pavarësisht fesë apo kombit, jemi me ata që janë pre e bombardimeve. Zoti është kudo, me të gjithë ata që janë në zhgënjim në çdo cep të botës.

VIDEO/ E Premtja e Madhe në Tiranë, Dodaj: Pavarësisht fesë

Sot kumbojnë kërcënimet, shantazhet, blerjet. Sot prevalon dhe interesi i momentit. Jemi të shënuar nga dashuria e Zotit, që futet në raport me mundimet tona. Këtë mbrëmje të gjitha katolikët në mbarë botën e në kryeqytete të ndryshme të botës, aty bashkohet dhe Tirana jonë. Tirana pa Zotin, është një qytet i fikur. Tirana ka nevojë të zbulojë Zotin. Nëse të gjithë kemi parimet e Zotit, vendi do jetë më i mirë”, tha imzot Dodaj, Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës.

Imzot Arjan Dodaj dhe më 2 prill, përmes një videoje, përcolli mesazhe të rëndësishme në vigjilje të Pashkëve.

“Tashmë jemi pranë Pashkëve. Kjo është festa më sublime, më e shenjtë e më domethënëse e gjithë fesë së krishterë. E, ku na fton dhe neve që të bëjmë kështu për njëri-tjetrin. Sepse është vepra e dashurisë që mund krejt ligësinë e kësaj bote. Ligësinë, që e shohim sunduese, veçanërisht në një periudhë shumë të tensionuar me luftëra dhe konflikte, ku sprovën më të madhe e vuajnë ata që janë më të varfër dhe më të pambrojtur”, tha ai.

Udha e Kryqit është një ritual i rëndësishëm fetar për besimtarët katolikë, që përkujton udhëtimin e Jezu Krishtit drejt kryqëzimit.

Ky rit u bën nëpërmjet kalimit në 14 stacione, çdo stacion duke simbolizuar një ngjarje nga vuajtjet dhe vdekja e Jezu Krishtit. Besimtarët shpesh e kryejnë këtë ritual gjatë periudhës së Kreshmës, sidomos të Premten e Madhe, duke u lutur dhe reflektuar mbi sakrificën e tij.

Udhëtimi i Kryqit nxit meditim dhe solidaritet me vuajtjet e Krishtit dhe është një mënyrë për të pastruar shpirtin. Kjo praktikë është gjithashtu një mundësi për të forcuar besimin dhe lidhjen me Jezusin.

Por një mesazh të fort e kishte për drejtësinë.

“Mos të kushtëzohemi nga zhurmat, nga gjërat e tjera. Sepse Zoti është me ne. Dhe kështu braktisim me të çdo dhimbje e vuajtje. Braktisim familjet më shumë në vështirësi.

Braktisim te Zoti ata të rinj dhe të reja që ndodhta ndihen të bullizuar, të paragjykuar dhe shkurajuar. Braktisim këtë mbrëmje te Zoti shumë vëllezër e motra që në mënyrë të tepruar banojnë në burgje. Thuajse burgu është çelësi i zgjidhjes së problemeve. Drejtësia represive pa përgjigje e mbyt të ardhmen, të fut frikën”, tha Dodaj.

Ndërkohë lutjet e besimtarëve shkuan për më shumë mirësi dhe dashuri.