“Gëzuar Ditën e Re”/ Kryeministri Edi Rama uron besimtarët katolikë në Ditën e Pashkës

Politika uron besimtarët katolikë që sot festojnë Pashkët. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale një video me inteligjencë artificiale.

“Gëzuar Ditën e Re”, shkruan Rama.

Pashkët festohen të dielën, pas periudhës 40-ditore të quajtur Kreshmë që është periudha e agjërimit, ku besimtarët heqin dorë nga prodhimet shtazore.

Veza e kuqe është një veçori karakteristike e kësaj feste që simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Tradita e vezëve ka zanafillë pagane që vijon edhe sot e kësaj dite që simbolizon rilindjen e natyrës në stinën e pranverës. Për festën e Pashkës, besimtarët shkëmbejnë dhe thyejnë vezët e lyera.