ZBULOHET ANIJE LUFTARAKE PAS 225 VITESH! Zbulim i jashtëzakonshëm i luftanijes së fundosur pranë Danimarkës
Një anije luftarake e fundosur në det, gjatë Betejës së Kopenhagenit është zbuluar pas 225 vitesh në brigjet e Danimarkë. Arkeologët konfirmojnë se bëhet fjalë për anijen “Dannebroge”, e shkatërruar nga flota britanike duke shkaktuar humbje të mëdha në jetë njerëzish.
Një zbulim i rrallë arkeologjik ka rikthyer në vëmendje një nga betejat më dramatike detare të historisë evropiane.
Pas më shumë se dy shekujsh, arkeologët kanë gjetur mbetjet e anijes luftarake “Dannebroge”, e fundosur nga Beteja e Kopenhagenit në vitin 1801, pranë brigjeve të Danimarkë.
Zbulimi u bë nga ekspertët e Muzeu Danez i Anijeve Vikinge, të cilët po kryenin kërkime në shtratin e detit në portin e Kopenhagen, përpara ndërtimit të një projekti të madh infrastrukturor.
Anija u gjet rreth 15 metra nën ujë, në kushte shumë të vështira shikueshmërie. Sipas arkeologëve, përmasat dhe struktura përputhen plotësisht me dokumentet historike, duke konfirmuar identitetin e saj.
“Dannebroge” ishte pjesë e mbrojtjes danezo-norvegjeze kundër flotës britanike. Gjatë betejës, ajo u godit rëndë, u përfshi nga flakët dhe më pas shpërtheu, duke shkaktuar humbje të mëdha në jetë njerëzish.
Në vendngjarje janë gjetur dëshmi të shumta të betejës, përfshirë gjyle topash, armë, si dhe sende personale të ekuipazhit si këpucë, fragmente veshjesh dhe pipa balte.

Por, më tronditëse është zbulimi i mbetjeve njerëzore, përfshirë një nofull dhe disa kocka, që besohet se i përkasin një prej marinarëve të zhdukur gjatë betejës.
Ekspertët theksojnë se, ndonëse kjo betejë është e dokumentuar gjerësisht në histori, kjo është hera e parë që ajo studiohet në mënyrë arkeologjike.
Zbulimi konsiderohet i jashtëzakonshëm jo vetëm për Danimarkën, por edhe për historinë detare botërore, duke ofruar një pasqyrë të re mbi një konflikt që la qindra të vrarë dhe të plagosur.
Ndërkohë, kërkimet vijojnë dhe të gjitha objektet e gjetura po dokumentohen me teknologji moderne, përfshirë skanime 3D, për të ruajtur dhe studiuar më tej këtë trashëgimi të çmuar historike.

