POLITIKA URON DITËN E PASHKËS 2026/ Mesazhe urimi në ditën e shenjtë për besimtarët katolikë

Presidenti Bajram Begaj uron të gjithë qytetarët katolikë për Pashkët, duke i uruar gëzim, paqe dhe bekime në familjet e tyre.

Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj thekson se Pashka simbolizon fitoren e së mirës mbi të keqen, dashurinë mbi forcën dhe dritën mbi errësirën.

Ai kujton qytetarët se kjo festë përfaqëson shpresën dhe jetën si forcë të pashtershme, dhe që dashuria e Zotit është më e fortë edhe se vdekja.

Presidenti u uron të gjithë shqiptarëve që kjo ditë e shenjtë t’u sjellë lumturi dhe paqe në familjet e tyre.

POSTIMI I PRESIDENTIT BAJRAM BEGAJ:

Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale një video me inteligjencë artificiale ku uron besimtarët katolikë.

“Gëzuar Ditën e Re”, shkruan Rama.

Pashkët festohen të dielën, pas periudhës 40-ditore të quajtur Kreshmë që është periudha e agjërimit, ku besimtarët heqin dorë nga prodhimet shtazore.

Veza e kuqe është një veçori karakteristike e kësaj feste që simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Tradita e vezëve ka zanafillë pagane që vijon edhe sot e kësaj dite që simbolizon rilindjen e natyrës në stinën e pranverës. Për festën e Pashkës, besimtarët shkëmbejnë dhe thyejnë vezët e lyera.

POSTIMI I KRYEMINISTRIT EDI RAMA:

Ndërkaq, delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka uruar gjithë besimtarët për Pashkën Katolike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka uruar që kjo periudhë e veçantë të sjellë shpresë të re, unitet dhe forcë për të gjithë.

“Delegacioni i BE-së uron një Pashkë të gëzuar dhe të paqtë për komunitetin katolik në Shqipëri. Urojmë që kjo periudhë e veçantë të sjellë shpresë të re, unitet dhe forcë për të gjithë”, shkruhet në njoftimin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

vijon...