SHTRENJTOHEN PERIMET/ Blerja e fruta-perimeve bëhet e papërballueshme! Qytetarët ankohen për kostot e larta
Çmimi i fruta-perimeve vijon që të jetë i lartë në tregje, ku shumë qytetarë kryesisht pensionistët e kanë më të pamundur për sigurimin e tyre. Të moshuarit kërkojnë marrjen e masave pasi me pensionin që ato marrin nuk arrijnë dot të marrin as ilaçet.
Në tregjet e vendit çmimi i fruta-perimeve vijon që të jetë i lartë.
Më të prekur nga kjo situatë janë pensionistët, të cilët theksojnë se pensionet e ulëta e kanë të vështirë sigurimin e disa produkteve ushqimore.
Në tregun e fruta-perimeve pranë ish-Uzinës “Dinamo”, çmimet kanë arritur nivele të konsiderueshme.
Një kilogram limon shitet me 200 lekë,
- kungulli me 100 lekë,
- domatja me 300 lekë,
- brokoli po ashtu me 300 lekë,
- ndërsa lulelakra arrin në 250 lekë për kilogram.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përkatëse për të stabilizuar tregun dhe për të mbrojtur konsumatorin.
Ata theksojnë se nëse situata vijon me këto ritme, do të jetë gjithnjë e më e vështirë të sigurojnë edhe produktet bazë të jetesës.

