Projekti TID në Durrës/ Protesta mbështetet edhe nga banorët e Baks-Rrjollit

Banorët e Durrësit dhe ata të Rrjollit u bashkuan sot në një protestë kundër projektit TID, duke akuzuar institucionet për mungesë transparence.

Sipas protestuesve, vendimmarrja për pronat e tyre po bëhet pa asnjë konsultim publik dhe pa sqarime mbi pasojat konkrete për familjet e prekura.

Megjithëse tentuan të dorëzonin zyrtarisht pyetjet e tyre pranë Këshillit Bashkiak, ata nuk u lejuan të hynin në ambientet e Bashkisë.

Banorët kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të projektit dhe ngritjen e një komisioni hetimor për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të tyre.