Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, Hoxha: I ndjekim të gjitha paralajmërimet e aleatëve tanë. S'ka arsye për ...

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka komentuar paralajmërimin e Ambasadës Amerikane në lidhje me sulme të mundshme nga Irani. Gjatë fjalës së tij, Hoxha u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar, pasi deklarata të tilla janë të zakonshme nga Ambasadat Amerikane në çdo shtet.  

“Dua të siguroj deputetin Shehu dhe këdo brenda dhe jashtë salle, ne i ndjekim me kujdes të gjitha paralajmërimet e aleatëve tanë. Jemi në kontakt me ata në Uashington, me partnerët në NATO. 

Vlerësimi që kemi sot është që nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar. Ka pasur një komunikim nga Zyra e Shtypit të Kryeministrit. Duhet t’i bazohemi asaj. Ministritë e tjera do informojnë në kanalet e duhura, duke qenë në kontakt me qeverinë dhe Kryeministrin”, tha ministri Hoxha.