PD 'shpërthen' ndaj AKSHI-t/ Bardhi: Duhen hetuar, kërkojmë komision hetimor për “trurin digjital” të shtetit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, si dhe për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Kjo u bë e ditur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pas mbledhjes së zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Sipas Bardhit, komisioni synon të analizojë në mënyrë të detajuar funksionimin e AKSHI-t, duke përfshirë edhe rreziqet që lidhen me sigurinë kombëtare dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.