Mbi 58 milionë fatura elektronike në mars, rritje me 12% krahasuar me 2025-ën

Sistemi i fiskalizimit në Shqipëri po tregon rritje të qëndrueshme dhe rol kyç në transformimin digjital të ekonomisë.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njofton se gjatë muajit mars 2026 janë lëshuar mbi 58 milionë fatura elektronike, duke shënuar një rritje prej rreth 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Sipas të dhënave, vetëm gjatë këtij muaji janë regjistruar mbi 1 milion fatura elektronike, ndërsa më shumë se 63 mijë prej tyre janë gjeneruar përmes platformës SelfCare, duke reflektuar rritjen e përdorimit të shërbimeve digjitale nga bizneset dhe individët.

Në njoftimin e AKSHI-së thuhet se kjo është një tjetër dëshmi se përdorimi në rritje i platformave digjitale jo vetëm që ul kostot administrative për bizneset, por edhe përmirëson cilësinë e shërbimeve për qytetarët, duke i bërë ato më të shpejta dhe më të aksesueshme.

Mbi 58 milionë fatura elektronike në mars, rritje me 12% krahasuar me