Ekspertët: Taksimi po rëndon qytetarët, 55% e çmimit janë taksa
Ekspertja e ekonomisë, Burbuqe Islami, dhe kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, ishin të ftuar në emisionin Epiqendër në Ora News, me gazetaren Sonila Musai, ku diskutuan mbi rritjen e çmimit të naftës dhe barrën fiskale mbi qytetarët.
Gjatë bisedës, Islami theksoi se një nga problemet kryesore në strukturën e çmimit të naftës është mënyra se si aplikohet tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH).
Ajo argumentoi se TVSH nuk duhet të llogaritet mbi taksat ekzistuese, duke e konsideruar këtë praktikë të padrejtë për konsumatorët.
Në vijim të diskutimit, Zusi mbështeti këtë argument, duke e cilësuar si problematik faktin që taksat tatohen sërish përmes TVSH-së ku solli si shembull edhe taksimin e gazit për industri, duke e cilësuar atë si një praktikë të pazakontë në krahasim me vendet e tjera.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”
