Zusi: Subvencionet për fermerët të pamjaftueshme, rrezik prodhimi bujqësor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2026, 20:41
Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, ishte i ftuar në emisionin Epiqendër në Ora News, me gazetaren Sonila Musai, ku diskutoi mbi ndikimin e rritjes së çmimeve të naftës dhe inputeve bujqësore në sektorin bujqësor dhe ekonominë vendase.
Zusi kritikoi sistemin e subvencioneve, duke e cilësuar atë jo gjithëpërfshirës dhe të pamjaftueshëm për të ndihmuar të gjithë fermerët.
Eksperti paralajmëron se kjo situatë mund të ketë pasoja të rënda për prodhimin vendas dhe për ekonominë e sektorit bujqësor në vend, duke rritur pasigurinë dhe presionin mbi fermerët.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”
