Islami: Pse Shqipëria nuk e përpunon naftën e saj?

Ekspertja e ekonomisë, Burbuqe Islami, ishte e ftuar në emisionin Epiqendër në Ora News, me gazetaren Sonila Musai, ku foli për rritjen e çmimit të naftës dhe ndikimin e saj në ekonominë shqiptare.

Gjatë bisedës, Islami ngriti shqetësimin për mungesën e investimeve në përpunimin e naftës brenda vendit, pavarësisht se Shqipëria është një vend prodhues.

Ajo theksoi se nafta e nxjerrë në zonën e Ballsh nuk përpunohet në vend, por eksportohet, ndërkohë që mungojnë impiantet moderne të rafinimit.

Islami shtroi pyetjen pse qeveritë shqiptare ndër vite nuk kanë ndërmarrë iniciativa për të investuar në këtë sektor strategjik, i cili do të ndihmonte në uljen e varësisë nga importet dhe stabilizimin e çmimeve në tregun vendas.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË  “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”