Zusi: Rritja e çmimit të naftës po godet fermerët

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, ishte i ftuar në emisionin Epiqendër në Ora News, me gazetaren Sonila Musai, ku foli për ndikimin e rritjes së çmimit të naftës në sektorin bujqësor dhe në ekonominë vendase.

Gjatë intervistës, Zusi ngriti shqetësimin për situatën e vështirë të fermerëve, të cilët sipas tij po përballen me rritje të ndjeshme të kostove të imputeve bujqësore.

Sipas Zusit, përveç kostove të larta, fermerët përballen edhe me mungesë likuiditeti dhe pasiguri për tregun.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË  “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”