Duleviç: Rritja e çmimit të hidrokarbureve do të ndjehet dhe në vendin tonë

Çmimet e karburanteve në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në rajon, kryesisht për shkak të sistemit të brendshëm të taksimit.

Ndryshe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ku çmimet janë më të ulëta, Shqipëria aplikon rreth shtatë taksa për çdo litër karburant.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e Ora News, inxhinieri elektrik Azmer Dulevic shpjegoi se kjo politikë fiskale rrit ndjeshëm koston për qytetarët dhe bizneset, duke ndikuar jo vetëm në shpenzimet e transportit, por edhe në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera.

"Ata që shkojnë në punë ose konsumojnë më shumë karburant paguajnë më shumë taksa për çdo litër nafte që blejnë," tha Dulevic, duke theksuar dallimin e madh me vendet fqinje.

Ndiqni intervistën e plotë: