Zusi: Shteti të kujdeset mirëqenien e qytetarëve, jo për të rritur taksat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2026, 20:50
Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, ishte i ftuar në emisionin Epiqendër në Ora News, me gazetaren Sonila Musai, ku diskutoi mbi rritjen e çmimit të naftës dhe ndikimin e saj në jetën e qytetarëve.
Gjatë intervistës, Zusi u shpreh se një nga detyrat kryesore të shtetit është të sigurojë mirëqenien e popullit dhe jo vetëm të mbledhë taksa.
Sipas tij, që nga krijimi i shtetit rreth 5000 vjet më parë, qeveritë kanë pasur detyrën të ofrojnë shërbime për qytetarët dhe jo të rëndojnë jetën e tyre me taksa të larta.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”
