Zusi: Bordi i karburanteve nuk zgjidh rritjen e çmimeve, duhen ulur taksat

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, ishte i ftuar në emisionin Epiqendër në Ora News, me gazetaren Sonila Musai, ku foli për rritjen e çmimit të naftës pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe ndikimin në tregun vendas.

Gjatë bisedës, Zusi u ndal edhe te funksionimi i bordit të karburanteve, duke rikujtuar se ideja fillestare për krijimin e një strukture të tillë lindi pas pandemisë COVID-19, në një periudhë me luhatje të forta çmimesh.

Sipas tij, ai ka qenë ndër zërat e parë që ka propozuar ngritjen e një entiteti për menaxhimin e krizës së çmimeve, por theksoi se mënyra se si është zbatuar kjo ide nuk përputhet me qëllimin fillestar.

Ai theksoi se rritja e çmimeve të karburanteve është pasojë e drejtpërdrejtë e tregjeve ndërkombëtare dhe nuk mund të kontrollohet përmes kufizimit të fitimeve të kompanive dhe sugjeroi se një nga masat më efektive do të ishte ulja e taksave nga ana e shtetit, si një mënyrë për të lehtësuar barrën mbi konsumatorët dhe bizneset.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË  “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”