Roskovec: 80-vjeçari v*au gruan dhe më pas veten, fqinja: Nuk e di nga i erdhi, shkonin shumë mirë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua  në fshatin Kuman të Roskovecit, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj qëlloi për vdekje me pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, 75 vjeçe, dhe më pas kreu vetëvrasje.

Sipas hetimeve të para, për kryerjen e krimit ai ka përdorur një armë të vjetër, e cila dyshohet se ka qenë e fshehur në tokë.

Sot familja Rrapaj ka hapur dyert e mortit pas tragjedisë. Varrimi i dy viktimave do të bëhet i ndarë: 75-vjeçarja Dashuri Rrapaj do të përcillet për në banesën e fundit në Allambreas të Beratit, ku është bijë, në orën 13:00. Ndërkohë, trupi i Shefit Rrapaj ndodhet ende në morgun e Fierit dhe nuk është tërhequr nga familjarët.

Fqinjtë janë tronditur nga ngjarja: “Nuk e di nga i erdhi, shkonin shumë mirë. Jam habitur kur e mora vesh.”