Babai vr*u bashkëshorten dhe më .../ Familja Rrapaj në Roskovec hap dyert e mortit, v*rrimi do të bëhet i ndarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2026, 10:41
Familja Rrapaj në Kuman të Roskovecit ka hapur dyert e mortit pas tragjedisë të ndodhur mesditën e djeshme ku 80-vjeçari
Shefit Rrapaj ka vrarë me armë zjarri pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj 75 vjeçe, e më pas ka vrarë veten.
Sipas burimeve kofidenciale varrimi i dy viktimave do të bëhet i ndarë.
Dashuri Rrapaj do të përcillet për në banesën e fundit në Allambreas të Beratit, ku është bijë, në orën 13:00, ndërkohë që Shefit Rrapaj ndodhet ende në morgun e Fierit dhe trupi i tij ende nuk po tërhiqet nga familjarët.
Të 9-të fëmijët e çiftit ndodhen në banesën ku ndodhi krimi i dyfishtë dhe në një situatë tepër të rënduar emocionale do të përcjellin për në banesën e fundit prindërit e tyre.
