Kr*met e rënda nuk janë të papritura, Tafaj shpjegon teorinë e "tenxheres me presion": Akumulimi i tensionit mund të çojë në akte ekstreme
Aktet e rënda kriminale shpesh perceptohen si shpërthime të befta, por sipas psikologëve, ato janë kulmi i një procesi të gjatë dhe të heshtur tensioni të akumuluar.
I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte psikologu, Eduard Tafaj, i cili shpjegoi se në shumicën dërrmuese të rasteve, krimet nuk ndodhin papritur, por janë rezultat i konflikteve të pazgjidhura që mblidhen vit pas viti e muaj pas muaji.
"Edhe mosha në fakt është një tipar që ne duhet të ta marrim pak në konsideratë, por pa harruar, në pjesën më të madhe të rasteve konfliktet janë të akumuluara.
Edhe konfliktet e akumuluara për një kohë shumë të gjatë, pra me atë idenë që hë se do zgjidhen me kalimin e kohës, pra çfarë bëjnë? Krijojnë një lloj akumulimi shumë të fortë edhe në një farë mënyre krijojnë një bombë emocionale brenda personit.
Është ajo që ne themi metaforikisht ajo 'tenxherja me presion'.
Që në momentin që nuk ka një mënyrë të duhur, pra një kanal për ta shkarkuar të gjithë këtë tension emocional, detyrimisht mund të krijojë një pasojë.
Sepse ne e dimë, të paktën duhet ta shpjegojmë në këtë mënyrë. Çdo lloj situate, çdo lloj problematike, çdo lloj tensioni apo mbingarkese emocionale brenda personit, ka nevojë për një kanal psikologjik për t'u shkarkuar.
Nëse ky kanal psikologjik nuk arrin të gjendet në mënyrën e duhur, shpesh gjenden sjellje dekompensuese për ta shkarkuar dhe shpesh herë këto sjellje dekompensuese mund të jenë edhe dhuna, siç mund të jetë në këtë rast.
Sepse me sa lexova pak insertin, ë, pra, kishte patur disa debate ë, prej disa ditësh, ë, të cilët kishin variuar pak edhe nga familjarët e tjerë të cilët kishin bërë pjesë në familjes", u shpreh Tafaj.
Ndiqni intervistën e plotë: