VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (13 - 14 mars 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Evropa Veriore dhe Veriperëndimore paraqiten me stuhi ere dhe reshje intensive në Ishujt Britanikë, Gadishullin Skandinav dhe Baltik. Ndërsa Ballkani, Gadishulli Iberik dhe Evropa Lindore me mot të qëndrueshëm dhe kthjellime.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet me kthjellime; ndërsa pasditja sjell vranësira dhe mundësi për reshje të pakta në veri dhe qendër. Temperaturat luhaten 4°C – 24°C. Era fryn deri 25 km/h, deti i qetë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Evropa Veriore dhe Qendrore priten me vranësira, reshje shiu dhe stuhi. Ndërsa gadishulli Iberik, Apenin, Ballkani dhe brigjet e Turqisë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, në vend priten kthjellime dhe vranësira; reshje të dobëta në veri dhe lindje, sidomos pasdite. Temperaturat luhaten 3°C – 23°C. Era fryn jugore deri 45 km/h, dallgëzim 2–3 ballë.

