VIDEO/ Tragjedi në Tiranë, flakët te pallati te “Ali Demi” i marrin jetën 72-vjeçarit. Ja çfarë thotë policia
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjte, në një pallat në zonën e Ali Demit në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë katin e parë të pallatit, në rrethana ende të paqarta.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi me inicialet Th. Ll, 72 vjeç, ndërkohë flakët janë përhapur me shpejtësi duke krijuar panik te banorët e zonës.
Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

