Shpërthimet në protestën e opozitës/ Delegacioni i BE reagon: Të shqetësuar për aktet e dh*nës, thirrje për vetëpërmbajtje

Delegacioni Bashkimit Europian ka reaguar pas protestës së djeshme në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, delegacioni i BE shprehet se është kundër dhunës, ndërsa i bën thirrje aktorëve politikë për vetëpërmbajtje.

Sakaq thekson se ‘e drejta për tubim është paqësor është shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike, por të ushtrohet me përgjegjshmëri’.

Reagimi:

Delegacioni i Bashkimit Evropian thekson se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe të sigurisë së të gjithë individëve.

Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, të cilat rrezikuan jetë njerëzish.

Delegacioni i BE-së u bën thirrje aktorëve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje. Ne mbështesim angazhimin konstruktiv në funksion të reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.