Protesta e opozitës/ Meta: Kur populli flet askush nuk del dot mbi vullnetin dhe verdiktin e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2026, 09:19
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Ilir Meta e cilësoi protestën si një “marshim triumfi të lirisë dhe fitores”, duke deklaruar se revolta qytetare ndaj Edi Rama nuk mund të ndalet.
"Marshimi i triumfit të Lirisë dhe Fitores së shqiptarëve, që i kalli tmerrin Narkodiktaturës në ikje, që i ka hyrë frika në palcë.
Asgjë nuk mund ta ndalë revoltën dhe zemëratën e shumicës së shqiptarëve ndaj Edi Ramës!
Fundi i Kryehajdutit dhe grabitqarëve të tij është shumë afër dhe s'ka asgjë që i shpëton.
Kur populli flet askush nuk del dot mbi vullnetin dhe verdiktin e tij!", shkruan Meta.