“Shqipëria Bëhet” nis protestën para Kryeministrisë, kërkon largimin e qeverisë nga pushteti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2026, 12:53
Protesta e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka nisur para ambienteve të Kryeministrisë. Dhjetra qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur para godinës qeveritare, për të protestuar kundër qeverisë. Me anë të kësaj proteste, ata kërkojnë largimin e qeverisë nga pushteti, si dhe dorëheqjen e kryeministri Rama.
Kujtojmë që kjo është protesta e pestë kombëtare e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Për më shumë se dy muaj, aktivistë e kësaj lëvizje, kanë protestuar pa ndalim para Kryeministrisë.