Tre protestues te Komisariati 1, Kaso: Njëri prej tyre është i mitur. Po verifikohen pamjet

Në një deklaratë për mediat, Ivi Kaso bëri të ditur se pas proptestës janë shoqëruar tre persona, mes tyre edhe një i mitur, ndërsa autoritetet po kryejnë verifikime përmes pamjeve filmike për të sqaruar rrethanat dhe pretendimet për dhunë.

"Disa kolegë janë në komisariatin 4, dhe disa të tjerë në komisariatin 1, së bashku me avokatët dhepërfaqësuesit ligjor të PD-së.

Aktualisht ka 3 të shoqëruar, ku njëri është minoren, një rast është dhe personi që mbante flamurin, që u sulmua në mënyrë të dhunshme nga 10 oficerë policie. Nga informacionet paraprake, janë duke u kryer verifikimet, duke parë pamjet filmike, për të parë nëse ka akte të pretenduara dhune", u shpreh Kaso.