Flamur Noka nga shkallët e selisë blu: Sot Rama ka përjetuar një makth të madh, fundi po i troket
Marshimi i cili nisi rreth orës 18:30 është mbyllur. Protestuesit u mblodhën në selinë blu, ndërsa Flamur Noka dhe Sali Berisha mbyllën protestën.
“Sot Rama ka përjetuar një makth të madh, fundi po i troket”, tha nga shkallët e Selisë Flamur Noka.
DEKLARATA E FLAMUR NOKES
Sot iu është dhënë një goditje tjetër narkoregjimit. Dëshpërimisht dhuna dhe terrori që kanë ushtruar sot tregon që narkoregjimi është në grahmat e tij të fundit.
Protestuesit, kryengritësit, qytetarët e lirë të këtij vendi sot i kanë thënë shqiptarëve se në Shqipëri ka shpresë. Ka shpresë dhe se liria është shumë afër për qytetarët dhe shqiptarët. Sot, Edi Rama ka përjetuar një makth të madh.

Fundi po i troket. Asgjë nuk e ndal nga kryengritja dhe revolta e qytetarëve për të shporrur këtë narkoregjim. E keni ndjekur këto ditë, ka qenë i çartalluar komplet, i çmendur.
E patë, u mundua të bëjë takim në Pallat të Brigadave për ta fshehur nga opinioni publik atë që do të thoshte, por deputetët e tij e rrodhën.
Shpalli armik Gjermaninë, shpalli armik ministrin e jashtëm, zotin Vadeful, një nga miqtë më të mëdhenj të Shqipërisë, shpalli armike të ngarkuarën me punë të SHBA, zonjën VanHorn, pra Edi Rama është në paranojat e babait të tij shpirtëror, duke shpallur armiq të gjithë miqtë e tij.

