Protesta e opozitës, arrestohen katër protestues 

Policia ka arrestuar katër protestues, të cilat kanë marrë pjesë në tubimin e djeshëm në kuadër të protestës kombëtare të Opozitës.

Protestuesit janë shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit. 

Protesta e djeshme u shoqërua me momente tensioni dhe trazira. Qindra protestues marshuan në drejtimin e disa institucioneve.

Ata hodhën drejt tyre molotovë dhe fishekzjarre. Mdërsa policia iu është përgjigjur me ujë me presion e gaz lotsjellës.