Po i drejtohen selisë së PS-së? Flamur Noka: Tirana u përket qytetarëve! Narko-Proda urdhëroi bllokimin e marshimit, por…

Pas përplasjes me policinë përmes gazit lotsjellës dhe ujit me piper tek Drejtoria e Policisë, protestuesit janë nisur drejt Parlamentit të Shqipërisë.

Ndërkohë vijon edhe hedhja e bombave molotov.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka ka deklaruar se asgjë nuk e ndal revoltën e qytetarëve. Sipas tij Tirana u përket qytetarëve dhe  jo “barbarëve”.

“Protesta paqësore vazhdon. Pavarësisht Narko-Proda urdhëroi që të bllokohet marshimi, asgjë nuk e ndal. Çdo skenar që ata kishin u ka dështuar. Kryengritja është në mënyrë paqësore dhe askush nuk ua shpëton dot lëkurën. As narko-proda dhe as banda e tij në Policinë e Shtetit. Ne jemi në marshim. Tirana u takon qytetarëve dhe barbarëve të pushtetit. Të gjithë rrugët e Tiranës do të jenë të qytetarë”, tha Flamur Noka.

Ndërkohë marshimi i opozitës pas Policisë së Shtetit, vijon drejt, Drejtorisë së Policisë së Tiranës në zonën e “Myslym Shyrit”. Ndërkohë nuk dihet nëse protestuesit do të ndalojnë në selinë e Partisë Socialiste.

Kërkesa kryesore e protestës është dorëheqja e Ramës.

Opozita kërkon dorëheqjen e Edi Rama dhe ngritjen e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ndryshe nga protestat e mëparshme, të shoqëruara me fjalime të përfaqësuesve të opozitës dhe shoqërisë civile, protesta e mbrëmjes së sotme duket se i është lënë nën kontroll qytetarëve, sipas një skenari të qartë marshimi.

OPOZITA NË SHESH/ Gjithçka po ndodh! Snajper në tarracën e Kryeministrisë, forca të shumta policie