LUFTË NË ISH-BLLOK/ I vihet flaka me molotovë ish-vilës së Enver Hoxhës
Masivë molotovësh dhe mjetesh piroteknike janë hedhur drejt vilës së Enver Hoxhës në zonën e ish-Bllokut.
Molotovë janë hedhur në ballkonet e vilës, ndërtesë e cila tashmë është kthyer në qendër të artistëve.
Dhe teksa nisi sulmi, nga pamjet e siguruara nga "Ora News" shihet qarte se brenda godines kishte dhe persona brenda.

vijon...
Partia Demokratike po zhvillon protestën e radhës në kryeqytet. Ndryshe nga tubimet e kaluara, kësaj radhe PD ka ndërruar skenar. Para Kryeministrisë nuk u mbajt asnjë fjalim, ndërsa protestuesit fillimisht u mblodhën fillimisht para selisë së PD dhe bashkë me Berishën marshuan drejt godinës së Kryeministrisë.
Asnjë molotov nuk u hodh drejt kryeministrisë, por vetëm në kosha dhe në drejtim të një biznesi në Tiranë.
Protestuesit të kryesuar nga Sali Berisha dhe deputetë të PD marshuan drejt Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Aty efektivët i zunë pritë në mes të rrugës, për të mos lejuar që t'i afrohen godinës.

Gjatë përplasjeve, disa protestues e çanë kordonin e Policisë, por reagimi i bluve ishte i menjëhershëm duke i shpërndarë me ujë e gaz lotsjellës.
Pas ketre tensioneve të shoqëruar nga kupola drejtuese e PD po marshojnë nëpër Tiranë, duke bllokuar disa rrugë në kryeqytet.
Më pas iu drejtuan Policisë së Tiranës, ku edhe aty efektivët i zunë në pritë dhe më pas ata u larguan. Pas marshimit mes për mes bllokut, u hodhën molotovë në drejtim të vilës së ish-diktatorit Hoxha.
OPOZITA NË SHESH/ Gjithçka po ndodh! Snajper në tarracën e Kryeministrisë, forca të shumta policie

