Rama reagon për protestën: Opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e opozitës që po zhvillohet në Tiranë, ku duke marrë shkas nga djegia e kazaneve në rrugët e Tiranës.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestës marshim me tone të ashpra ndaj opozitës, duke e akuzuar atë për qëndrime që sipas tij bien ndesh me interesat e qytetarëve dhe imazhin e vendit.
Rama shkruan në platformën X se Shqipëria qëndron në krah të “botës së lirë” përballë regjimit të mullahëve në Teheran, duke nënvizuar pozicionimin strategjik të vendit në linjë me partnerët perëndimorë.
"Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës", shprehet Rama
OPOZITA NË SHESH/ Gjithçka po ndodh! Snajper në tarracën e Kryeministrisë, forca të shumta policie

