TENSIONOHET PROTESTA/ Digjen koshat e rrugëve, protestuesit në marshim me molotovë, policia krijon gardhin, gati për t’i ndalur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2026, 19:25
Ka nisur dhe zbatimi i skenarëve të hartuar, ku protestuesit me në krye Sali Berishën janë larguar nga Kryeministria dhe janë drejtuar për tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Gjatë marshimit janë hedhur dhe molotovët e parë nga protestuesit, të cilët i vunë zjarrin disa kazaneve të mbetjeve në rrugë.
Nisur nga kjo situatë, një kordon i madh policie është vendosur në mes të rrugës në afërsi të Drejtorisë së Policisë në pritje të ndalimit të marshimit të protestuesve

OPOZITA NË SHESH/ Gjithçka po ndodh! Snajper në tarracën e Kryeministrisë, forca të shumta policie
