PS vendos nesër për kërkesën e SPAK, Sadikaj: Pavarësisht akuzave lart e poshtë, ne realisht s’i dimë faktet
Gazetari Patrik Sadikaj, i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” se ndryshe nga rastet e Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt që zgjodhën të mbrohen vetë, rasti znj. Belinda Balluku është strategji e menduar nga vetë z. Rama.
“Kjo për të mos e vënë vetëm znj. Balluku në këtë përballje me drejtësinë, sepse është më vulnerabël në goditjen që mund t’i bëhet nga opozita apo dhe nga mediat, dhe ia ka vënë vetë Rama shpatullat kësaj beteje.
Dhe pavarësisht akuzave që bëhen lart e poshtë ne realisht nuk i dimë faktet që mund të ketë SPAK-u, ndaj dhe vetë z. Rama ka përfituar nga kjo situatë por edhe nga heshtja e vetë deputetëve për të këtë çështje, si kërkesë e SPAK-ut për të ruajtur sekretin hetimor.
Por pavarësisht kësaj ka dalë si informacion se SPAK-u ka thënë që ka dëshmitarë dhe persona të kërcënuar për këtë çështje, po më fal ku janë kërcënuesit sot? Pse nuk janë arrestuar akoma?
Pra, besoj se znj. Balluku ka vendosur që të qëndrojë në hije, dhe të përfitojë nga mbrojtja që po i bën energjikisht vetë z. Rama. Kështu që pse duhet të dalë ajo vetë?!”, u shpreh ndër të tjera gazetari Patrik Sadikaj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

