Qëndrimi i Ramës për aksin Librazhd-Prrenjas, reagon Gazment Bardhi pas ironizimit të Kryeministrit

Pas statusit ironik të Kryeministrit Edi Rama, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë duke hedhur akuza ndaj mazhorancës me pretendimin se korrupsion është shkaku i shembjes së aksit Librazh-Prrenjas. 

Bardhi më tej në postimin e tij ka përmendur se shembja e rrugëve në Portugali shkaktohen nga tornado dhe nga shkaqet natyrore ndërsa Shqipëria goditet dhe përjeton shembje rrugore për shkakt të 'tornardos korruptive'.

Postimi i Gazment Bardhit:

Rrugët në Shqipëri nuk po i shemb shiu. Po i shemb korrupsioni. Përpjekja e Edi Ramës për t’u fshehur pas reshjeve sezonale është fyese për shqiptarët.
Në Portugali pati ciklon 200 km/orë. Tek ne ka tornado korrupsioni: vetëm në 11 tendera nën hetim nga SPAK, janë 1.1 miliardë euro, të hedhura në rrugë.
Pamjet nuk kanë nevojë për koment.
P.S. Një këshillë falas per Edi Ramën: nga Portugalia mëso si jep dorëheqjen kryeministri dhe ministrat kur janë nën hetim. Antonio Kosta është vetëm një telefonatë larg!