PS mblidhet nesër për kërkesën e SPAK-ut, Himçi: Po përpiqen të gjejnë një mënyrë për ta mbrojtur

Deputeti i Partisë Partisë Demokratike, Blendi Himçi, i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora Neës” deklaroi se mbledhja e nesërme e paralajmëruar nga Partia Socialiste lidhur me daljen në një qëndrim të unifikuar mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për imunitetin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

“Është një mbledhje e zakonshme dhe do jetë një mbledhje ku do të vendoset se si do ta mbrojnë Belinda Ballukun, pasi rënia e Ballukut është rënie e vetë kryeministrit Edi Rama, i cili sot shikojmë që drejtësia e re është kthyer në armikun më të madh të tij.

Ndaj sot ai po përpiqet të gjejë çdo artificë ligjore dhe kushtetuese për të mbrojtur në mënyrë të paprecedentë numri 2 të qeverisë, e cila në mënyrë të padiskutueshme është e përfshirë në korrupsion bashkë me Edi Ramën, dhe natyrisht ai do ta mbrojë se rrëzimi i Ballukut rrëzon dhe vetë Edi Ramën.

Ndaj kemi sot një qëndrim të ndryshëm nga ai i mbajtur ndaj Arben Ahmetajt”, u shpreh ligjvënësi demokrat Bledi Himçi.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”