"Portugalia ka të njëjtat fenomene"/ Rama ironizon opozitën: Si ka mundësi që opozitat s'e kanë denoncuar akoma në SPAK

Kryeministri Edi Rama ka ndar në rrjetin social "X" pamje nga një rrugë e shkatërruar në Portugali, si rrjedhojë për të krahasur rastin e rrëshqitjeve masive që kanë ndodhur në aksin Librazh-Prrenjas. 

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!