LOFTUS-CHEEK DO TË OPEROHET! Mesfushori u përplas me portierin e Parmës
Ruben Loftus-Çik, do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në ndeshjen mes Milan dhe Parmës. Mesfushori u përplas me portierin kundërshtar duke thyer kockën që mbështet foletë e dhëmbëve. Ai do të operohet dhe pritet të mungojë disa javë.
Pas një rezultati zhgënjyes ndaj Parmës, Milan ka marrë një tjetër lajm negativ. Ruben Loftus-Çik duhet të operohet. Angelzi pësoi një frakturë në nofull pas përplasjes me portierin e Parmës, Edoardo Corvi.
Mesfushori u nxor me barelë në minutën e 10-të nga San Siro, teksa përpiqej të pwrfitonte nga një harkim.

Atij ju vendos një mbajtëse qafe pas incidentit. Ish-mesfushori i Chelseat nuk humbi ndjenjat, por humbi dhëmbët. anglezu u dërgua menjëherë në spital pwr ndihmw mjekwsore.
Mediat italiane, raportojnë se 29-vjeçari pësoi një frakturë të kockës alveolare, duke thyer dhëmbët e sipërm dhe dy prerje përveç dëmtimit në kokë.
Ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe pritet të mungojë për disa javë. Ky dëmtim shton edhe më shumë telashet për Milan, teksa ata pësuan një humbje të madhe në garën për titull.

Lëndimi i Loftus-Çik, një lojtar kyç në mesfushë që kur u transferua nga Chelsea, e lë Milanin të përballet me një mungesë të gjatë për ish-lojtarin e kombëtares angleze.
Në shtator, ai u thirr nga Thomas Tuhel në skuadrën e Anglisë për herë të parë në gjashtë vjet. Por ky dëmtim i ka dhënë fund shpresave të tij për t’u përfshirë në skuadrën e Anglisë për Kupën e Botës në Amerikën e Veriut këtë verë.
Gjatë këtij sezoni, anglezi ka luajtur 27 ndeshje për Milanin në të gjitha garat, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë një asist. Largimi i hershëm i Loftus-Cheek e përkeqësoi situatën për skuadrën e Alegrit, e cila humbi edhe Matteo Gabbia-n për shkak të një problemi muskulor.

