"Fitorja e Partizanit e barazoi me pikë Dinamon"/ Hysenaj: Ka shtuar presionin në zonën e "Final Four"

I ftuar në studion e "Ora Sport" ishte gazetari sportiv Irgis Hysenaj, i cili analizoi momentin që po kalon kampionati shqiptar në një nga fazat më të forta të sezonit.

Hysenaj e cilësoi garën si më të hapur se kurrë, si në krye ashtu edhe në fund të tabelës.

“Tre vendet e para janë brenda tre pikëve. Edhe në fund kemi katër skuadra që do të luftojnë deri në javën e fundit. Gjashtë pikë janë të rekuperueshme kur kanë mbetur edhe 11 javë.”- tha gazetari.

Sipas tij, fitorja e Partizanit që e barazoi me pikë Dinamon e ka shtuar edhe më shumë presionin në zonën “Final Four”, ndërsa diferenca e ngushtë nga Vllaznia deri te Elbasani e mban garën plot emocione.

Ai u ndal edhe te forma e Vllaznisë, që ka kaluar një seri rezultatesh pozitive.

“Kemi parë një Vllazni që ka ecur shumë mirë. Shtatë rezultate pozitive radhazi tregojnë stabilitet, pavarësisht ndonjë incidenti.”- shtoi Hysenaj.

Hysenaj vlerësoi se presioni në këtë fazë është element pozitiv, pasi mban skuadrat të karikuara dhe rrit nivelin e konkurrencës.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË TË "ORA SPORT":