Roma rikthehet, fiton pastër ndaj Cremoneses

Roma u rikthye te fitorja në Serinë A. Verdhekuqtë triumfuan pastër 3-0 në shtëpi ndaj Cremoneses, duke arritur Napolin në kuotën e 50 pikëve, ndërsa lënë pas Juventusin.

Ndeshja nisi me ritëm të ulët dhe me pak raste të pastra, ndërsa Mancini goditi traversën në pjesën e parë.

Në fillim të fraksionit të dytë u zhbllokua rezultati, kur Cristante shënoi me kokë pas një goditjeje këndi.

Kryeqytetasit vazhduan të ushtronin presion dhe gjetën edhe golin e dytë me N’Dicka, që realizoi pas një situate të zhvilluar nga këndi.

Miqtë tentuan të reagojnë në kundërsulm, por nuk arritën të konkretizonin. Në minutat e fundit, Pisilli shënoi për 3-0 dhe mbylli përfundimisht takimin.

Me këtë fitore, Roma forcoi pozitat në zonën e sipërme të renditjes, ndërsa Cremonese mbeti në pjesën e poshtme të tabelës.