“NDEZ” MESFUSHA E KOMBËTARES! Asistojnë për skuadrat e tyre Asllani, Bajrami dhe Muçi

Përveç sulmit, ka shkëlqyer edhe mesfusha e kombëtares. Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami kanë arritur të kontribojnë me asiste për skuadrat e tyre. Protagonist me asist ishte edhe Ernest Muçi që vijon të shkëlqejë në Turqi

Kristjan Asllani, ka nisur të lërë gjurmë me skuadrën e re në Turqi. Mesfushori i kombëres ka dhënë asist në fitoren 4-0 ndaj Göztepe në kampionatin turk.

23-vjeçari u bë protagonsit në minutën e 36-të kur Beshiktash shënoi golin e dytë. Ai shërbeu për Murilon, i cili goditi fort duke e dërguar topin në rrjetë.

Asllani ishte titullar dhe qëndroi në fushë për 81 minuta. Paraqitja e tij u vlerësua pozitivisht, duke marrë notën 6.9.

Kjo ishte ndeshja e tretë e Asllanit me fanellën e Beshiktash, ku ai u transferua gjatë merkatos së janarit nga Torino.Ky është sinjal pozitiv edhe për Silvinjon, pasi mesfushori kishte humbur ritmin.

Fundjavë pozitive ishte edhe për mesfushorin tjetër të kombëtares, Nedim Bajrami.  Ai dha një asist në barazimin 2 me 2 të Rejxhërs ndaj Livingston.

Shqiptari hyri në minutën e 79 në fushën e blertë dhe vetëm 2 minuta më pas la gjurmë në këtë sfidë. Ai shërbeu për Fernandez i cili ngushtoi shifrat në 2 me 1.

2 minuta nga fundi, skuadra e Bajramit arriti të shënonte sërish duke shmangur kështu humbjen. Sfida dukej e lehtë në letër për Rejnxhërs, por që rezultoi shumë e ndërlikuar. Pas këtij barazimi, Bajrami me shokë, shkojnë në 4 pikë diferencë me Sëlltikun që kryeson kampionatin skocez.

Edhe nëse nuk shënon, Ernest Muçi arrin të bëhet protagonist. Këtë fundjavë ai dha një tjetër asist në fitoren e Trabzonspor në transfertë ndaj Gaziantep.

Shqiptari ishte vendimtar te goli i barazimit. Në minutën e 24-të të takimit, ai dha një asist perfekt për shokun e skuadrës Felipe Augusto, i cili çon topin në fundin e rrjetës.

Ky gol barazoi shifrat 1-1, teksa vetëm 3 minuta më pas skuadra e Muçit arriti të shënojë një tjetër gol për të përmbysur shifrat. Rezultati mbeti në fuqi deri në fund të sfidës me Trabzonspor që vijon të ushtrojë presion ndaj dy skuadrave kryesuese, Gallatasarait dhe Fenerbahce.

Ky është asisti numër 3 në kampionat për Muçin, ndërsa në 19 ndeshje ka mundur të shënojë edhe 10 gola.