"Uniformë e bardhë dhe futboll i zi"/ 'Shpërthen' Çelmeta: Tirana është shumë larg pritshmërive, me një trajner frikacak
I ftuar në studion e Ora Sport ishte menaxheri i futbollit Roland Çelmeta, i cili analizoi javën e fundit të kampionatit dhe polemikat që e shoqëruan.
Çelmeta u ndal fillimisht te paraqitja e Tiranës, duke e cilësuar larg pritshmërive.
“Uniformë e bardhë dhe futboll i zi. Tirana ishte e shthurur totalisht, me një trajner shumë frikacak. Është i kontestuar jashtë mase.”- tha ai.
Ai foli edhe për episodin e diskutueshëm në ndeshjen e Vorës, ku një penallti e akorduar ndikoi në rezultatin final.
“Është këmbanë alarmi për Vorën. Një penallti e paqenë të heq tre pikë. Nuk e di çfarë u pa në VAR. Kjo po bëhet e përhershme.”- u shpreh menaxheri.
Sipas tij, Vora prodhon lojë dhe krijon raste, por në fund penalizohet nga vendime që po përsëriten javë pas jave.
Sa i përket ndeshjeve të tjera, ai vlerësoi Egnatian për pragmatizmin në fitoren ndaj Dinamos në fushën e saj, ndërsa Bylisin e cilësoi një kundërshtar të fortë në shtëpi.
Edhe pas largimeve në merkaton e janarit, skuadra ballshiote ka ruajtur kompaktësinë dhe mbetet e vështirë për t’u mposhtur.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË TË "ORA SPORT":

