BOKS/ Kristian Prenga mund kundërshtarin në 2 minuta, fitorja e 20-të me Nokaut për kampionin shqiptar
Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka fituar mbrëmjen e të shtunës në Atlantic City, duke dhuruar një tjetër performancë mbresëlënëse për publikun shqiptar dhe artdashësit e boksit.
Kristian Prenga sulmoi intensivisht që në raundin e parë, duke e vënë nën presion boksierin amerikanin Joe Jones me kombinime të forta dhe goditje precize. Ritëm i i lartë sulmi, çka solli mbylljen e garës në vetëm 2 minuta.
Me këtë triumf, Kristian Prenga e çon në 20 numrin e fitoreve me nokaut në karrierën e tij profesionale, një statistikë që konfirmon fuqinë dhe dominimin e tij në kategorinë ku garon.
Mes emocionesh pas fitores, Prenga falënderoi të gjithë mbështetësit për përkrahjen e jashtëzakonshme, duke ia kushtuar këtë fitore të gjithë shqiptarëve dhe të pranishmëve në arenë.
“Kjo fitore është e juaja! Ju jeni forca ime më e madhe! Do shihemi në ndeshjen e radhës!”, u shpreh Prenga.
Kristian Prenga vazhdon të ngrejë lart flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare të boksit, duke bërë krenarë shqiptarët.

