"Partizani po ngrihet"/ Ziu për formën e ekipit: Fitoret e fundit i kanë dhënë besim dhe sot është një ekip kompakt

I ftuar në studion e Ora Sport ishte trajneri i futbollit Febron Ziu, i cili analizoi javën e fundit të kampionatit shqiptar dhe formën e skuadrave kryesore.

Sipas tij, humbja e Vllaznisë nuk përbën surprizë.

“Nuk është surprizë. Vllaznia, kur e ke radhën për ta humbur, ndodh. Bylisi, me ndryshimet që ka bërë, ishte mjaft kompakt.”- tha Ziu.

Ai u ndal edhe te forma e Partizanit, duke e cilësuar skuadrën në rritje të dukshme.

“Partizani nga ana fizike po ngrihet. Fitoret e fundit i kanë dhënë besim dhe sot është një ekip kompakt.”- shtoi trajneri.

Ziu vlerësoi gjithashtu qëndrimin e Teutës ndaj trajnerit, duke e konsideruar shembull pozitiv.

Dy fitoret radhazi, sipas tij, tregojnë se mbështetja ndaj procesit jep rezultat.

Ai shtoi se analiza e një ekipi nuk duhet të ndalet vetëm te rezultati, por te mënyra si ndërtohet loja, sa raste krijohen dhe si funksionon skuadra në tërësi.

Ndërkohë, për Flamurtarin dhe Tiranën, ai pranoi se problemet vazhdojnë.

Sipas Ziut, në raste të tilla nevojitet një analizë më e thellë dhe durim, sidomos kur klubi beson se ka zgjedhur trajnerin e duhur për projektin afatgjatë.

NDIQNI EMISIONIN  E PLOTË TË "ORA SPORT":