Berisha shkon në selinë e PD: Protesta nuk do të ndalet, do të shkojmë në një stad tjetër
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zhvendosur në selinë e PD-së, ndërsa protesta e opozitës vijon para Kuvendit.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ish-kandidatja për deputete Senada Mehmeti, është goditur në kokë me plumb gome gjatë kohës që ai po mbante fjalim para Kryeministrisë.
Sipas saj, goditja ka ndodhur teksa ndodhej në rreshtin e parë të protestuesve.
“Vazhdon protesta. Nuk mbyllet. Kjo protestë shënon një stad krejt tjetër të protestave tona. Këta që gjuajnë protestuesit paqësorë do përballen me ndëshkime”, tha Berisha.
DEKLARATA E BERISHES
Do qëndrojmë në fushëbetejë Vendi ynë është në fushëbetejë. Siç e shihni ju, Tirana është në duart e kryengritësve paqësorë dhe regjimi po struket në strofulla minjsh.
Kanë nxjerrë dhe po përdorin mjete të ndaluara me ligj kundër protestave paqësore. Por kjo nuk i bën më me shpresë, përkundrazi kjo i bën më të pashpresë.
Këta po tejkalojnë çdo vijë të kuqe dhe i garantoj se do marrin ndëshkim shembullor për këto qëndrime që mbajnë...
Zoti Berisha, do të vazhdojë protesta, apo mbyllet këtu?
Sali Berisha: Jo, nuk mbyllet këtu protesta.
Po si do vazhdojë?
Sali Berisha: Vazhdon protesta. Do vazhdojë dhe të jeni të sigurt se kjo protestë shënon një stad krejt tjetër të protestave tona.
Ju e shihni se çfarë vullneti i hekurt është, dhe këta që kanë bërë këto veprime, këta që gjuajnë protestuesit, këta do përballen me ndëshkimin e merituar.
NDIQNI PROTESTËN E PLOTË:

