FOTO-LAJMI/ Përshkallëzohet situata te Kuvendi, protestuesit i bie të fikët, thirret ambulanca

Janë përshkallëzuar tensionet në protestën e Partisë Demokratike, që u zhvendos nga Kryeministria te Kuvendi.

Protestuesit kanë hedhur molotovë, ndërsa policia u është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Si pasojë e përplasjes, një nga protestuesit dyshohet se është asfiksuar nga gazi dhe i ka rënë të fikët.

Protestuesit e tjerë i kanë ardhur në ndihmë dhe e kanë shtrirë në tokë, ndërsa kanë thirrur dhe ambulancën.

Momente tensioni u regjistruan edhe para Kryeministrisë, teksa protestuesit janë përplasur me forcat e policisë që kishin rrethuar godinën.

NDIQNI PROTESTËN E PLOTË: