FOTO+VIDEO/ I VIHET FLAKA KRYEMINISTRISË! Protestuesit hedhin molotovë drejt godinës, gati reagimi i policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2026, 19:32
Opozita, e drejtuar nga kryetari Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte (20 shkurt) protestën kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kërkoi largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Në përmbyllje të protestës, militantët hodhën molotovë, fishekzjarre dhe sende të forta para godinës së Kryeministrisë, duke shkaktuar tensione ndërsa ka mbetur i lënduar një punonjës policie.
Sakaq, Policia e Shtetit ishte gati duke ndërhyrë për shpërndarjen e turmës, duke përdorur ujë nën presion dhe gazlotsjellës, ndërsa forcat e rendit krijuan perimetër sigurie përreth Kryeministrisë.
NDIQNI PROTESTËN E PLOTË:
