Përplasje para Kuvendit, ish-kandidatja e PD lëndohet në kokë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2026, 20:18
Përshkallëzohet situata para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur molotovë, ndërsa policia i është kundërpërgjigjur me gazlotsjellës.
Por, ka patur dhe incidente si rasti i kandidates për deputete të PD, Senida Mehmeti e cila është lënduar në ballë.
Protestuesit vijojnë të qëndrojnë në rrugë, pasi policia i ka larguar nga ambientet para Kuvendit përmes gazit lotsjellës.
