FOTO+VIDEO/ Tymi i molotovëve dhe gazit lotsjellës mbulon Xhaminë e Namazgjasë, besimtarët vijojnë faljen
Nga Bekim Bici Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2026, 20:34
Molotovët dhe gazi lotsjellës të hedhur nga protestuesit dhe Policia gjatë protestës së Partisë Demokratike duket se nuk i ka ndalur besimtarët që po falen në Xhaminë e Namazgjasë.
Siç shihet edhe nga pamjet ato vijojnë të falen ndërsa situata aty pranë, përpara Kuvendit, është e tensionuar pasi protestuesit e opozitës kanë hedhur molotovë drejt godinës.

Ndërsa policia nga ana tjetvr ka përdorur gazlotsjellës për t’i larguar. Sasia e gazit ka krijuar re tymi në një perimetër të gjerë, përfshi Xhaminë, deri tek Kuvendi.

Por, besimtarët nuk kanë ndaluar ritualin e faljes.

Ndërkohë deputeti demokrat Belind Këlliçi deklaroi pak më herët se brenda kësaj xhamie janë hedhur bombola gazi helmuese nga ana e Policisë.
